Policia në Serbi më 25 shkurt ka bastisur zyrat e disa organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë bashkëpunuar me USAID-in.
Për këtë aksion reagoi me shqetësim Bashkimi Europian, e cila tha se shoqëria civile duhet të veprojë në mënyrë të lirë dhe pa presion.
Sot në Beograd për këtë çështje ka udhëtuar emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili krahas diplomatëve të tjerë të huaj në Serbi, tha se është krenar që qëndrojnë bashkë.
“Në Beograd për të shprehur solidaritet me shoqërinë civile në Serbi pas aksioneve të dyshimta të policisë kundër organizatave joqeveritare. Krenar që shoh se qëndrojmë bashkë”, tha ai.
In #Belgrade to express solidarity with civil-society in #Serbia after questionable actions by police against NGOs. Proud to see us standing united. #europe @EU_Commission @ukinserbia @eusrbija @GermanyDiplo @AuswaertigesAmt @ItalyinSerbia @FranceenSerbie @CRTArs @EGiaufretEU pic.twitter.com/8xAvrG21XC
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) February 27, 2025


