Lajme

Bastiset një shtëpi në Mitrovicë, konfiskohet një pushkë automatike me 16 fishekë

10/17/2024 09:22
nga:N K

Policia e Kosovës ka kryer dje bastisje në një shtëpi në Mitrovicë.

Sipas policisë gjatë kontrollit kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 16 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar me vendim të prokurorit.

“Mitrovicë Jugu 16.10.2024, 13:35. Njësit policore me urdhër nga gjykata kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 16 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.