Lajme

Bastisen dy objekte banimi të një të dyshuari për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar

12/07/2023 16:00
nga:N K

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në dy objekte banimi të një personi në Pejë, i cili dyshohet për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar.

PK-ja bën të ditur se i dyshuari P.D. ishte arrestuar më 22 nëntor nga Policia e Shqipërisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë së Gjermanisë dhe Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P.D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale, “ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.