Gjermania dhe Franca do të përballen sonte në Kampionatin Evropian.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në stadiumin “Allianz Arena”, sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy kombëtaret synojnë që ta fillojnë Kampionatin Evropian me fitore dhe kjo ndeshje po cilësohet si finale para finales.
Ish futbollisti i Gjermanisë dhe fituesi i Kupës së Botës, Bastian Schweinsteiger e ka komentuar këtë ndeshje.
“Franca mund të jetë e lumtur që ka kaq shumë futbollistë të një cilësie të tillë. Mbappe, Kante ose Pogba janë lojtarë që pa dyshim mund të bëjnë diferencën. Në thelb, shoh shumë cilësi individuale. Ajo që gjithashtu mund të bëhet e rrezikshme për Gjermaninë është se kjo gjeneratë franceze tani di saktësisht se si të fitojë një titull, por mezi pres të shoh nëse skuadra është akoma e uritur siç ishte në Kupën e Botës 2018″, tha Schweinsteiger.
/GazetaBlic Sport/


