Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.
Sonte, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.
“Estadio da Luz” është arena ku do të zhvillohet ndeshja mes Benficas dhe Liverpool, me skuadrën angleze që është dukshëm më favorite në këtë takim.
Megjithatë, Benfica ka treguar paraqitje të mira në vazhdimësi dhe këtë gjë mund ta dëshmojë edhe sonte ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.
Liverpool u pa dukshëm favorit që në momentin e hedhjes së shortit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në baste.
Skuadra e Jurgen Klopp kuotohet me koeficientin 1,4. Barazimi arrin në koeficientin 4,75 ndërsa fitorja e Benfikës me 7,5.
/GazetaBlic Sport/


