Sporti

Basketbollisti i NBA e hodhi arbitrin në tribuna, ai merr një gjobë të madhe

02/14/2023 10:53
nga:Lorik J

Basketbollisti i Washington Wizards, Bradley Beal u gjobit me 25,000 dollarë për shtyrjen e arbitrit në drejtim të tribunës në ndeshjen kundër Indiana Pacers.

Beal u përpoq të shpëtonte një top në çerekun e tretë dhe gjyqtari John Butler e pengoi – ku më pas ai e shtyu në audiencë. Butler humbi ekuilibrin dhe ra mbi karriget bosh në rreshtin e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmi i mirë për ekipin është se ata nuk do të mbeten pa lojtarin e tyre më të mirë, ndërsa luftojnë për një vend në playoff.

Beal, meqë ra fjala, u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Wizards dhe ka vetëm 577 pikë më pak për të kaluar legjendarin Elvin Hayes.

/GazetaBlic Sport.