Sporti

Basketbollistet e Kosovës zhvillojnë sot ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

06/30/2022 13:07
nga:Mergim Rreci

Kosova A te femrat sot do të ketë ndeshjen e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Vashat e Kosovës do të përballen me Qipron nga ora 15:30. Dardanet kanë një fitore ndaj Andorrës dhe një humbje nga Malta, kurse Qipro ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke mundur Norvegjinë 81:62.

Ndeshja transmetohet në YouTube në faqen zyrtare të FIBA-s apo në uebsajtin për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.