Sporti

Basketboll: Kosova me fitore të madhe ndaj Irlandës në Prishtinë

02/22/2024 21:02
nga:E K

Kosova ka fituar ndeshjen parakualifikuese të Kampionatit Botëror të basketbollit 2027.

Dardanët fituan me rezultat 83-76, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari më i dalluar në këtë duel ishte basketbollisti irlandez, Connors Blount me 21 pikë të realizuara.

Te Kosova më të mirët ishin Drilon Hajrizi dhe Dardan Berisha me 20 pikë respektivisht 19.

Në grupin A përveç Kosovës dhe Irlandës janë edhe Zvicra dhe Azerbejxhani.

/GazetaBlic Sport/