Sporti

Bashkimi – Sigal Prishtina, dueli që përcakton finalistin e dytë në Kupën e Kosovës

02/15/2024 19:22
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës ka siguruar ‘biletën’ për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në Gjakovë ishte 72-59 , atje ku Trepça e dominoi në rrjedhën e ndeshjes në pjesën më të madhe të saj.

Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, kurse finalisti tjetër do të mësohet nga ndeshja mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:15.

/GazetaBlic Sport/