Sporti

Bashkimi shkëlqen ndaj Pejës pas pjesës së parë, ky është rezultati në Gjakovë

02/14/2024 17:53
nga:Mergim Rreci

Bashkimi po vazhdon me paraqitje fantastike në ndeshjen e sotme ndaj Pejës.

‘Arpagjikët’ kanë avantazh me rezultat pas pjesës së parë, 26-36, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Prizreni duket shumë e motivuar dhe deri më tash është shumë më dominuese në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes, Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni.

/GazetaBlic Sport/