Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Borës me rezultat 66:88 (20:30, 19:15, 13:28, 14:15), në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës.
Vonterius Woolbright ishte më i miri te vendasit me 17 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Mack Smith me 20 pikë dhe Robert Rikiq me 14 pikë e dhjetë kërcime.
Bashkimi ka epërsi prej 22 pikëve nga sfida e parë dhe ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales.


