Lajme

Bashkimi Europian kërkon që të ndalet dhuna mes Izraelit dhe Palestinës

05/11/2021 11:49
nga:M K

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth përplasjeve izraelo-palestineze.

Në një deklaratë të lëshuar, Bashkimi Europian bën thirrje ndaj të dyja palëve që të ndalojnë dhunën dhe konfliktet.

”Rritja e ndjeshme e dhunës në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë Jeruzalemin Lindor si dhe në dhe rreth Gaza duhet të ndalet menjëherë, qitja e raketave nga Gaza kundër popullatave civile në Izrael është krejtësisht e papranueshme dhe ushqen dinamikë shkallëzuese’’.

Tutje nga Bashkimi Europian theksohet se të gjithë udhëheqësit kanë një përgjegjësi për të vepruar kundër ekstremistëve por statusi i vendeve të shenjta duhet të respektohet plotësisht.

LEXO EDHE:

“Prioritetet e Qeverisë Kurti janë shumë të mira, për të qenë të vërteta, shumica janë të parealizueshme pa një konsensus pozitë-opozitë”