Sporti

Bashkimi e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Pejës

04/20/2025 20:58
nga:Lorik J

Bashkimi e ka mposhtur Pejën me rezultat të thellë 81:61, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit.

Vendasit ishin më të mirë në të dy çerekët e pjesës së parë, ku të parin e fituan me rezultat 26:17, ndërsa të dytin 18:14.

Perioda e tretë ishte e vetmja që i takoi Pejës në këtë takim, të cilin e fitoi me gjashtë pikë më shumë, 13:19, njofton Klankosova.tv.

Kurse, Bashkimi vazhdoi shkëlqimin edhe në 10-minutëshin e fundit, ku i lejoi Pejës të shënonte vetëm 11 pikë, duke fituar me 13 pikë më tepër, 24:11.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 24 prill në palestrën “Karagaç”