Showtime

Bashkimi dhe Alvisa, ja se ku do të qëndrojnë në Kosovë, Shqipëri apo Shtete të Bashkuara?

01/17/2022 19:57
nga:Donika Fetahu

Bashkimi dhe Alvisa, u larguan nga “Për’puthen” së bashku, pasi u deklaruan për njëri-tjetrin.

Njohja siç duket po ju vazhdon jashtë mjaft  mirë, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi në një intervistë, Bashkimi foli hapur për lidhjen e tyre, ai ka treguar se kanë kontakte të vazhdueshme me familjen e njëri-tjetrit.

Gjithashtu ai ka folur hapur sa i përket planeve për të ardhmen e tyre dhe se ku kanë vendosur të qëndrojnë.

Planet e tyre siç duket do të vazhdojnë të zhvillohen në Tiranë, pasi që ai u shpreh se e kupton Alvisën sa i përket pjesës ku ajo nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, kurse ai tha për vete se është ambientuar me jetën në Tiranë.

Ndërkohë ai shtoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë, tashmë ekziston dhoma e Alvisës./GazetaBlic/