Në puntatën e sotme në “Për’puthen” ka qenë takimi i Bashkimit dhe Alvisës.
Kësaj here dyshja e kishin realizuar takimin në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë.Ndërkohë Alvisa e pyeti Bashkimin se pse zgjodhi që ta dërgojë në shtëpinë e tij, Bashkimi tha se kjo është gjëja më personale që ai mund të ndante me një vajzë, shkruan GazetaBlic
Një gjë e çuditshme në shtëpinë e Bashkimi që kishte lidhje me Alvisën, ishte edhe një pikturë që prindërit e konkurrentit e kanë blerë shumë vite më parë.
Në të shkruhej “drejt Vlorës”, dhe Alvisa reagoi menjëherë dhe tha se “e keni ditur që do bëheni me Vlorën”, /GazetaBlic/


