Lajme

Bashkim Ramosaj vlerëson kontributin e “Fidani Beton” në zhvillimin e Deçanit

10/09/2025 11:58
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar kompaninë “Fidani Beton”, të cilën e ka vlerësuar si një nga bizneset më të suksesshme dhe më të qëndrueshme në komunë, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh i impresionuar me punën dhe standardet e larta të kompanisë, duke falënderuar drejtuesit për mikpritjen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e Deçanit.