Lajme

Bashkim Ramosaj: Punimet për asfaltimin e rrugëve në Kodrali po vazhdojnë me intensitet të lartë

09/15/2025 17:25
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit dhe kryetar aktual, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se punimet për Llotin 4 po vazhdojnë me intensitet të lartë në fshatin Kodrali, raporton GazetaBlic.

Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave do të sjellë lehtësim të përditshmërisë, rritje të sigurisë dhe përmirësim të kushteve të jetesës për çdo familje të fshatit.

Ramosaj falenderoi banorët për durimin dhe besimin e treguar dhe theksoi se do të vazhdojnë punimet pa u ndalur deri në përfundimin e çdo rruge.