Lajme

Bashkim Ramosaj betohet për mandatin e tretë si kryetar i Deçanit

12/09/2025 12:29
nga:Sh R

Bashkim Ramosaj është betuar sot si kryetar i Deçanit në mandatin e tretë për ta udhëhequr këtë komunë.

Në seacën konstituive të Kuvendit Komunal të Deçanit u betuan edhe asamblistët e rinj.

Në fjalimin e tij pas betimit, Ramosaj premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie për qytetarët e Deçanit.

“Qytetarë të nderuar, duke qenë përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj do të jem shërbëtor i përulur në funksion të qëllimeve dhe synimeve tona të përbashkëta. Si kryetar i komunës, si qytetar i këtij vendi, do të vazhdojë të flasë me punë, sepse ky ishte edhe slogani ynë, slogani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në këtë pjesë nuk do të bëjmë kompromis, do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për zotimet tashmë të deklaruara për çdo sektor të jetës. Për arsimin, shëndetësinë, mirëqenien, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik e turizmin, kulturën, rininë, sportin, trashëgiminë e kështu me radhë”, ka theksuar mes tjerash ai.