Lajme

Bashkim Nurboja merr përkohësisht pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore

03/29/2023 16:40
nga:G B

Pas përfundimit të mandatit të Fehmi Mehmetit si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe moszgjidhjes së guvernatorit të ri, këtë pozitë do ta ushtrojë kryetari i bordit, Bashkim Nurboja.

Kështu ka marrë vendim ky bord në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ndërsa edhe dy anëtarë joekzekutivë të bordit do t’i marrin pozitat e zëvendësguvernatorëve.

“Vendimi si më lartë është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.