Durrësi pritet të goditet nga erëra të forta pasditen e së premtes deri të shtunën, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Njoftimi është dhënë sot nga Bashkia e Durrësit në Facebook ku bëhet e ditur se duke nisur nga ora 16:00 e të premtes, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë.
Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Në njoftim thuhet gjithashtu se strukturat përkatëse do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.
Njoftimi i plotë i Bashkisë së Durrësit
Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.


