Showtime

Bashkëshortja e “Osmanit” pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

08/17/2022 18:05
nga:G B

Fahrije Evxhen, bashkëshortja e aktorit të njohur Burak Ozçivit është në pritje të ëmbël.

E teksa çifti po shijon në privatësi këtë periudhë, Fahrije ka vendosur të postojë disa foto duke shfaqur për herë të parë barkun.

Aktorja 36-vjeçare është 3.5 muajshe shtatzënë dhe çifti po presin fëmijën e dytë. Fahrija ka pozuar në varkë, e veshur me të bardha, një këmishë blu dhe flokët e kapur.

Ajo dhe Burak nuk e kanë bërë ende të ditur gjininë e fëmijës, por në intervista janë shprehur se nuk ka shumë rëndësi për sa kohë që bebi është i shëndetshëm dhe se lajmi që do bëhen prindër i ka bërë shumë të lumtur.