Të hënën në polici në Pejë është raportuar se një grua më datë 23.02.2025 është kanosur nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë.
Sipas viktimës i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe në disa raste të tjera.
Organet e rendit kanë arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në shtëpi i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pa leje.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar në shtëpinë e babait të saj.


