Ledina Çelo është nga këngëtaret më të bukura shqiptare, e cila përkundër viteve vazhdon të qëndrojë në top formë.
Fotografitë e saj në rrjete sociale marrin vëmendje të madhe dhe janë diskutuar disa herë.
E ftuar në ‘’Pushime on top’’ Ledina ka zbuluar se kush fshihet pas këtyre fotove provokative.

Ajo tregoi se në disa raste, këto foto të bukura ia bën e bija pasi bashkëshorti i saj ka hequr dorë.
“Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë.Sa i dhashë një çokollatë, uuuhh tha, të bëj dhjetë”, tha ajo.



