Showtime

Bashkëshorti i Arbana Osmanit, Eduardi flet hapur nga i preferuari i “BBV” deri tek gjinia e bebit

02/21/2022 10:46
nga:Donika Fetahu

Bashkëshorti i Arbana Osmanit, njëkohësisht edhe regjisor i programit më të shikuar “Big Brother Vip”, Eduard Grishaj, së fundmi ka folur hapur për eksperiencën e tij në edicionin e parë të “BBV” dhe se si po ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë. 

I ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka treguar se produksioni është munduar deri në detajin e fundit që të kujdeset për banorët e shtëpisë, shkruan GazetaBlic.

Gjithashtu theksoi momentin e daljes së Fifit, nga shtëpia ku u shpreh se ai rast e ka prekur shumë atë.

Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin”, tha ai.

Ai tregoi se cili nga banorët ishte i preferuari i tij.

Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

Ndërkohë Eduardi zbuloi gjinin e bebit.

Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. E kam parë nëpër portale që është gocë, por unë ende nuk e di akoma. Nuk mund të bëjmë zgjedhje”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”./GazetaBlic/