Lajme

Bashkëshortët mësues: Mezi po ia dalim fundmuajit në këtë krizë

10/05/2022 07:40
nga:G B

Bashkëshortët mësues, Fejzullah Morina dhe Resmije Morina kanë folur për mosekzekutimin e pagesës së muajit shtator nga Qeveria e Kosovës.

Çifti theksoi se po hasin në probleme, për shkak se me ato para kanë mbuluar shumë shpenzime, që nga kësti i kredisë dhe shumëçka tjetër.

“Po ne të dy jemi mësimdhënës të shkollës fillore. Pagat nuk i kemi marrë. Të ardhurat tjera nuk kemi tre fëmijë studentë, është shumë vështirë t’ia dalim”.

“Kemi këstin e kredisë, që duhet ta paguajmë për shkak se na u ka dashtë ta blejmë banesën, pastaj shpenzimet me rrym, studentët në fakultet, këstin e kredisë e kemi 430 euro”.

Fejzullah Morina tregoi se edhe me të ardhurat aktuale që marrin, mezi ia arrijnë t’ia dalin në fund të muajit.

“Jo asnjëherë nuk i kemi ra pishman për grevë, në grevë kemi hyrë për shkak të nevojës që kemi pasë për me hy, për shkak se punojmë me paga të ulëta, pa sigurim shëndetësor”.