Showtime

Bashkëpunimi mes Butrint Imerit, Kidës dhe Ledrit në toplistat e këtyre shteteve të mëdha

07/06/2021 16:47
nga:Genita C

Bashkëpunimi mes Butrint Imerit, Kidës dhe Ledrit i titulluar “Dale” u prit mjaft mirë nga publiku.

Kjo këngë ka arritur të bëhet një hit brenda një kohe shumë të shkurt ku tani numëron afër 6 milion klikime në Youtube, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, përveq Kosovës e Shqipërisë “Dale” ka arritur të dëgjohet edhe Zvicër, Maqedoni, Suedi e Austri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kida tregoi se ky bashkëpunim po qëndron në vendin e parë në Shqipëri e Zvicër, vendin e tretë në Maqedoni, Suedi e Austri e pastaj në top listat e shteteve tjera si në: Norvegji, Itali, Sloveni, Belgjikë, UK, Finland dhe Greqi./GazetaBlic/