Showtime

Bashkëpunimet që ‘shpërthyen’ në vitin 2021

01/02/2022 15:59
nga:Donika Fetahu

Shumë artistë këtë vit kanë paralajmëruar që përveç projekteve solo ata do të publikojnë edhe bashkëpunime nga më të ndryshmet.

Edhe ky vit ka qenë i ‘stërmbushur’, sa i përket lansimit të projekteve të reja nga artistët shqiptarë, të cilët si gjithmonë e kanë ‘ndezur’ atmosferën në secilën stinë, shkruan GazetaBlic.

Pa marrë parasysh gjendjen me pandemin COVID-19, kjo nuk ishte aspak faktor ndalues sa i përket angazhimit nga estrada shqiptare. Përkundër masave të caktuara anti-virus, këngëtarët kanë pasur mundësinë të performojnë projektet e tyre muzikore në festa të ndryshme gjatë vitit.

Më poshtë GazetaBlic Showbiz ju sjell disa nga bashkëpunimet të cilat kanë thyer çdo rekord dëgjueshmërie në vitin 2021.

Njëri nga bashkëpunimet që ka ‘shpërthyer’ ishte ai i këngëtarës së njohur Dafina Zeqiri me Mumën dhe Cricketin, “Pa ty”, kjo këngë është remix dhe ka rreth 46 milionë klikime.

Ndër bshkëpunimet që u prit mjaft mirë është edhe ai i dy reperave Noizyt dhe Mozzikut, “Bonjour Madame”.

Reperi i nohur Don Xhon ka publikur dy nga bashkëpunimet e tij të cilat ishin me këngëtarën nga Ferizaji, Loredana Zefi, i titulluar “Gjuj për to”.

Dhe bashkëpunimi i fundit që reperi Don Xhon ka publikur me Butrint Imerin, ka ‘shpërthyer’, për pesë ditë pas publikimit kjo këngë ka arritur rreth 8 milionë klikime.

Njëra nga “HITET’ verore ka qenë edhe bashkëpunimi mes treshës fantastike Kida, Ledri dhe Butrint Imeri, me titullin “Dale”, njëra ndër këngët më të klikuara të këtij viti me rreth 77 milionë klikime.

Dyshja fantastike i bashkuan forcat kësaj here, Dhurata Dora dhe Noizy, e kanë ‘ndezur’ verën me këngën “Mi Amor”.

Gjithashtu dyshja njohur Ledri Vula dhe Tayna, bashkëpunuan prap ku e sollën një projekt muzikor të titulluar “Hala”.

Bashkëpunimi që ‘hapi’ sezonën është Ledri Vula dhe Majk, të titulluar “Marr”, dyshja më herët kishin qenë në të njetjtin grup muzikor atë “Babastars”.

Një bashkëpunim i papritur ishte edhe ai mes Capital T dhe KIDDA, të cilët publikua këngën “Magji”.

Treshja njohur kanë vendosur që të përmbyllin vitin 2021 duke bashkuar forcat përsëri, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Lumi B, publikuann këngën “Maje”.

Një super bashkëpunim ka qenë edhe ai i Yll Limanit me Elvana Gjatën, të cilët publikuan dy këngë, “E di” dhe atë “Marre”./GazetaBlic/