Showtime

Bashkëpunim pas bashkëpunimi – Kjo verë mban emrin Ledri Vula

06/09/2024 21:18
nga:G C

Ledri Vula vazhdon të jetë një nga reperët më të suksesshëm të trojeve shqiptare. Çdo këngë që e sjell shndrrohet në hit të padiskutueshëm, si në solo e njëjtë edhe në bashkëpunim, raporton GazetaBlic.

E kjo po vërehet dukshëm, pas paralajmërimeve për një “super verë” që po bën Vula, ku së fundi po vjen edhe me një tjetër bashkëpunim.

Ledri Vula ka bashkuar forcat me DJ Geek dhe Ya Ninën, këtë e kanë bërë të ditur vet ata me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Projekti i tyre i përbashkët siç zbulojnë do të lansohet të mërkurën (12 qershor).

“Dj Geek & Ya Nina ft. Ledri Vula – Cka i bone – këtë të mërkure në ora 18:00”, thuhet në postim.

Ledri ndërkohë së fundmi solli një këngë me artisten nga Shqipëria, Elvana Gjata.

“No Love” për vetëm dy ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në YouTube.

Ndryshe, Ledri Vula njihet si njëri prej artistëve, që më së shumti ka arritur të mbajë me sukses, karrierën e tij artistike të cilën e ka filluar që në moshë të hershme.

Kjo nuk do të mungojë as për këtë sezonë, ku Ledri do të performojë pothuajse në çdo vend ku ka shqiptar.

Me një fjalë, Ledri nuk do t’i lë fansat e tij të ia ndjejnë mungesën!