Lajme

“Bashkë për një të ardhme më të fortë” – Bajqinovci thotë se mërgata po e mbështet Vetëvendosjen

10/06/2024 11:58
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka theksuar rritjen e përkrahjes nga mërgata për partinë e tij, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të fuqishme të punës së sinqertë dhe rezultateve konkrete që po arrihen, raporton GazetaBlic.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” theksoi se mbështetja e bashkëkombësve tanë jashtë vendit po forcohet çdo ditë, duke treguar se këto angazhime janë më të forta se çdo shpifje apo sulm nga opozita.

Bajqinovci shprehu përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të vazhduar me vendosmëri në realizimin e objektivave të saj, duke iu drejtuar gjithmonë interesave të qytetarëve.

Ai theksoi se besimi për një të ardhme të përbashkët është i palëkundur dhe se mërgata do të luajë një rol kyç në këtë proces.