Kupa e Botës 2022

Bashkë me Macron, trajneri i Kosovës shikon nga afër gjysmëfinalen Francë – Marok

12/14/2022 21:12
nga:Lorik J

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse është parë të jetë i pranishëm në stadiumin “Al Bayt”, në Katar ku po zhvillohet gjysmëfinalja mes Francës e Marokut.

Giresse ndodhet afër presidentit francez, Emmanuel Macron dhe ish-futbollistit francez, Jean Pierre-Papin, në zonën e ulësve VIP.

Përzgjedhësi francez i Kosovës ra në sy pas festimit të presidentit Macron, pas golit të parë të shënuar nga Franca.

Afër tyre ndodhet edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Franca kaloi në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes pas golit të Theo Hernandez.