Lajme

Basha priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për situatën politike në vend

12/09/2025 20:22
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti sot në takim, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, i cili shërbeu gjithashtu si mirëseardhje për vizitën e tij të parë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Basha dhe Rudolph diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Në njoftim po ashtu thuhet se kryeparlamentari potencoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, duke vlerësuar se aplikimi për statusin e vendit kandidat duhet tanimë të miratohet.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori gjerman theksuan rëndësinë që të gjitha komunitetet të ndihen pjesë e Republikës së Kosovës dhe të jenë të integruara plotësisht në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.

Duke folur për rajonin, Basha tha se normalizimi dhe demokratizimi i Serbisë është në dobi të stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit, pasi qëndrimet shpërfillëse të saj ndaj realitetit janë shkaku kryesor i problemeve aktuale në Kosovë, por edhe në rajon.