Lajme

Basha ndan aleatët: SHBA e Britania, të ndryshëm nga BE

09/25/2024 19:48
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë miq ndryshe nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se BE-ja ka qenë e padrejtë ndaj Kosovës.

“Për mua Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë miq të ndryshëm. BE-ja ka qenë hipokrite në raport me Kosovës për shkak se nuk ka ndonjë arsye të vetme ku Kosova ushtron rend dhe ligj është shteti më demokratik në rajon kurse dënohet që të mos bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, statusi i vendit kandidat nuk merret parasysh, rrjedhimisht na diskriminojnë pa asnjë arsye”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportet të shkëlqyera ndonëse për disa tema kanë mospajtime.

“Me SHBA-në kemi raporte të shkëlqyera…. Objektivat i kemi të njëjta, rruga se si do të arrijmë atje jo gjithmonë pajtohemi”, ka thënë Basha.