Lajme

Basha: Kurti është i betuar ta mbrojë territorin e Kosovës

11/08/2024 08:37
nga:N K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i pyetur për mundësinë e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, e ka cilësuar si një ide të “keqe”.

Basha ka thënë se kryeministri Kurti është i betuar për mbrojtje të territorit të vendit.

“Idetë e këqija njerëzve s’mundesh me ua heqë nga koka, por qytetarët e kësaj Republike dhe kryeministri Albin Kurti, është i betuar mbi ligjet dhe Kushtetutën e Republikës me mbrojt territorin e Kosovës. Po besoj që pjesa më e madhe e jona, besojmë që krejt territori i Republikës së Kosovës është i joni”, ka thënë Basha në teve1

Ai ka thënë se ata që duanë të bëjnë pazare mund të bëjnë me pronën e tyre, por jo më të shtetit.

“Këta që kanë mendu me hy në pazare munden me shku me i shti tokat e tyre që i kanë shpronësua, i kanë vjedhë e çka s’kanë bë. Tokën e Republikës së Kosovës s’guxon askush me bë pazar”, ka thënë Basha.