Lulzim Basha, i cili udhëheq tash grupimin politik Demokratët Euroatlantikë, është përfshirë në një polemikë në distancë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama para zgjedhjeve nacionale të 11 majit.
Sot, Basha publikoi një video ku dëgjohet në sfond një këngë e Unikkatilit, reperit nga Kosova.
“Ku t’mbetën shokët Rame???”, pyet Basha, duke iu referuar eksponentëve të partisë së Ramës që janë arrestuar apo janë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).