Lajme

Basha i VV-së: Pse bash PDK-ja e kundërshtoi Ligjin për Byronë?

02/09/2023 14:57
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Nga PDK përveçse nuk e votuan, patën vërejtje dhe paralajmëruan se do ta dërgojnë për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

Për këtë, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se duhet pyetur votuesit e PDK-së “pse pse po e kundërshtojnë bash këtë ligj dhe pse bash PDK-ja”.

“Megjithatë, kjo është strategji vetëm për vonim, se shpëtim nuk ka!’, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e mbështetën edhe 5 deputetë të LDK-së.