Lajme

Basha i VV-së komenton videon me ‘vajzën e Prokurorit’: Kjo tregon reputacionin e Prokurorisë

07/23/2022 13:01
nga:Genita C

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të videos ku një vajzë thirret në babain e saj prokuror pas shkeljes që ka bërë trafik.

“E kam babanë prokuror” – reagon Arianit Koci pas publikimit të videos: Gjoba do të jetë shumë e madhe

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se një video e tillë flet për reputacionin e Prokurorisë.

“Vajza e prokurorit!!!.Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi. Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër. Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veq fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Bashës.

 

E reja nga Prishtina gati sa nuk e shkel me veturë qytetaren, pastaj e ofendon