Lajme

Basha: Bllokadën po e bëjnë ata që po votojnë kundër – Është e ulët të thuhet se Albulena është përçarëse

04/29/2025 09:45
nga:Sh R

Deputeti nga VV, Dimal Basha në një konferncë për media thotë se bllokadën po e bëjnë ata që po votojnë kundër Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se është e ulët të thuhet se Albulena është përçarëe, ku shton se nuk e ka asnjë njollë në punën e saj.

“Do të votojmë për, bllokaden po e bëjnë ata që votojnë kundër. Është e ulët të thuhet se Albulena është përçarëse. Nuk e ka asnjë njollë në punën e saj të ndershme. Është seksizem mos me votu albulenen se eshte grua e fuqishme. Duan nje grua te heshtur,”, tha ai.

Basha thotë se janë të kënaqur me punën e Konjufcës, por si parti e kanë vendosur Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare.

“Jemi të kënaqur me punën e Glauk Konjufcës por si parti e kemi vendosur Albulena Haxhiun, kandidate”