Lajme

Basha: Asociacioni temë e studiove, kryeministri ka punë ma t’meçme

05/19/2023 13:54
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ripostuar videon e kryeministrit Kurti në makinë.

Krahas videos ku Kurti tregon për agjendën e ditës së tij, Basha ka cilësuar se ato për çfarë flet kryeministri në video janë më të rëndësishme se Asociacioni.

“Një video e shkurt e Kryeministrit për Asociacionin! Hajgare, Asociacioni është temë e studiove, Kryeministri ka punë ma t’meçme”, ka shkruar deputeti i VV-së.