Sporti

Baseli kërkon fitoren me çdo kusht, Shaqiri titullar në ndeshjen e Europa League

01/29/2026 19:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Basel e zhvillon sonte ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Europa League.

Zviceranët do të përballen me çekët e Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 21:00, me Xherdan Shaqirin që starton nga minuta e parë.

Baselit i duhet fitorja me çdo kusht për të shpresuar tek kalimi tutje, çdo rezultat tjetër, do t’i eliminonte nga gara.

/GazetaBlic Sport/