Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim dhë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me heqjen e barrikadave në Veri të vendit.
Islami tha se ato mund të hiqen nga Policia e Kosovës por që mos të kete pershkallëzim të situatës, të njëjtat eshte vendosur që të hiqen me veprime politike.
“Nuk është hera e parë që po vendosen barrikadat, janë disa herë që janë vendosur. Në fillim të vendosjes së tyre u vendos një afat prej 48 orësh që ato t’i largojë KFOR-i. Pra secili veprim që bëhet i paraprin veprimeve politike. Ato jo pse nuk mund të hiqen nga Polcia e Kosovës, por meqë është bërë çështje politike, atëherë bashkësia ndërkombëtare është e interesuar që mos të ketë eskalim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës me serbët të cilët i kanë vendosur ato barrikada. Që mos të kete pershkallëzim të dhunës është vendosur që ato të hiqen me veprime dhe vendime politike” deklaroi Islami për “Gazeta Blic”.


