Sporti

Barelona mund të nënshkruajë me Alexis Sanchez si zëvendësues i Dembeles

07/31/2023 17:34
nga:E K

Barça mund të nënshkruajë me Alexis Sanchez si zëvendësues të Ousmane Dembele, raporton Josep Capdevila.

Përfaqësuesi i anësorit ndodhet sot në Barcelonë.

34-vjeçari aktualisht është pa klub. Ai do të nënshkruante për katalanasit si lojtar i lirë.

Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi 18 gola dhe dha 3 asistime në 44 paraqitje për Marseille.

Ndërsa nuk ishte aq i shpejtë sa në vitet e para, Alexis është përmirësuar në lojë.

Alexis Sanchez ka luajtur për Barcelonën nga viti 2011 deri në vitin 2014, duke shënuar 46 gola dhe ka dhënë 37 asistime.