Sporti

Barella: Do të marr masa ligjore, bixhozi nuk më ka pëlqyer asnjëherë

10/20/2023 15:48
nga:Mergim Rreci

Bota e futbollit në Itali, aktualisht Serie A, është prekur nga një uragan bastesh sportive, me emra të njohur të sportit më të ndjekur.

Thashetheme të tjera po qarkullojnë në lidhje me mesfushorin e Interit dhe Italisë, Nicolo Barella, i cili supozohet se ka luajtur baste sportive në futboll. Për këtë gjë, Barella ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

“Unë kam heshtur për një kohë të gjatë, pavarësisht gjithçkaje që kam lexuar për veten time. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer bixhozi, e lëre më bastet, sidomos në profesionin tim. E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat e mia dhe familjen time nga këto idiotlliqe që thuhen lartë e poshtë. Për këtë arsye, nga sot do të marr masa ligjore”, është shprehur i irrituar Barella