Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot në Tiranë me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe shefin e Mbrojtjes, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjatë takimit u diskutua për sigurinë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s.
Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


