Doktori Besnik Bardhi është njëri nga të ftuarit në Pressing, ku po diskutohet lidhur me helmimin e nxënësve shqiptarë nga regjimi serb në vitet e ’90-a.
“Ndodhi një eksperimet horror nga ana e qeverisë së Millosheviqit me helmime i cili ishte një hap eksperimentues për atë çka pasonte pas…”, tha doktor Bardhi.
Ai tregoi se çka u gjet në epruvetat e marra nga fëmijët e Kosovës, nga biokimisti kroat.
“Erdhi një punim i biokimistit të njohur kroat, ai thotë në 7 epruvetat e marra nga Kosova të urinës së fëmijëve është gjetur dimetil-fosfodisionid-pesticik-organo fosforik”.