Lajme

Bardhi nxjerr emrat: Ja kush janë deputetët dhe krybashkiakët socialistë në dosjen Ahmetaj

07/12/2023 19:22
nga:Y I

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gazmend Bardhi, i pyetur për emrat në dosjen e SPAK, tha se përveç Ahmetaj, përmenden edhe ish-ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agaçi, gjithë kjo organizatë.

“Për heqjen e mandatin të Ahmetaj, ne u ndamë në lidhje me kohën që duhet miratuar kërkesa. Opozita depozitoi raportin e saj me shkrim, ndërsa mazhoranca nuk e bëri të njëjtën gjë. Ne kërkuam të diskutohej si pikë e parë nesër, dua të konfirmoj që në emër të grupit që nesër në mëngjes do kërkojmë një ndryshim për rendin, që prokurorisë ti hapet rruga për hetimin, çdo vonesë ndihmon personin në hetim. Disa nga emra janë të kallëzuar nga ne, përmendet ish ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agaçi, gjithë kjo organizatë. Pyetja jonë ka qenë pse po vonohet hetimi për këtë organizatë kriminale”, tha Bardhi.