Sporti

Barcelona ia ofron Coutinhon Liverpoolit, nuk do të paguajë pjesën e mbetur të borgjit

05/31/2021 11:09
nga:E K

Barcelona i ka ofruar Philippe Coutinho Liverpoolit në këmbim të faljes së borxhit të mbetur.

Barcelona thuhet se i ka ofruar Philippe Coutinhon përsëri Liverpoolit në mënyrë që të mos e paguajnë pjesën e mbetur të borgjit prej 40 milionë eurosh, shkruan GazetaBlic Sport.

Braziliani nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë që nga largimi nga Liverpool, duke kaluar kështu edhe një vit në huazim në klubin gjerman, Bayern Munich.

Mediat spanjolle raportojnë se Koeman nuk e ka në planet e tij “magjikun e vogël“, dhe i ka bërë me dije që të kërkojë klub të ri.

Coutinho u transferua në Barcelonë nga Liverpooli në vitin 2018.

/GazetaBlic Sport/