Sporti

Barcelona triumfon ndaj Villarrealit, shkëlqen Lewandowski

10/20/2022 22:55
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka fituar në shtëpi ndaj Villarrealit.

Barcelona ka mposhtur Villarrealin në La Liga me rezultatin e thellë 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

E gjithë puna nga skuadra e Xavit përfundoi në pjesën e parë, ku realizuan tre gola.

Lewandowski shënoi dy herë brenda tre minutave, teksa Ansu Fati mbylli çështjen e fituesit me golin në fundin e pjesës së parë.

Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 25 pikë, tre më pak se Real Madridit, kurse Villarreali ndodhet në pozitën e nëntë me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport