Sporti

Barcelona të kënaqur me Aubameyang, i premtojnë pagë stratosferike për sezonin e ardhshëm

04/21/2022 16:36
nga:E K

Pierre Emerick Aubameyang është shndërruar në një nga lojtarët kyç në Barcelonë që nga transferimi i tij nga Arsenali.

Sulmuesi gabonez kishte pranuar reduktim drastik të pagës së tij nga 415 mijë funte në javë në 95 mijë për t’u transferuar në Spanjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë situata e tij në Barcelonë do të ndryshojë që nga sezoni i ri.

Sulmuesit 32 vjeçar i është premtuar rritje page që do të kap shifrën e 18 milionë funteve në sezon.

/GazetaBlic Sport.