Sporti

Barcelona tashmë ka përcaktuar një alternativë për Joao Cancelo

08/11/2024 14:44
nga:Mergim Rreci

Me negociatat me Manchester Cityn për Joao Cancelo të komplikuara, Barcelona tashmë po studion alternativa të tjera dhe Sergio Reguilón duket se është më i miri për të përforcuar skuadrën.

Sipas As , skuadra Blaugrana ka bërë tashmë një afrim të parë me Tottenham për një transferim të përhershëm të mbrojtësit të majtë, diçka që do t’i pëlqente skuadrës londineze, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ange Postecoglou këtë sezon dhe për faktin se është në vitin e fundit të kontratës.

I dalur nga akademia e Real Madridit , karriera e Reguilón ka parë disa luhatje që nga largimi nga Sevilja, në 2020/2021, duke shkuar në futbollin anglez.

/GazetaBlic Sport/