Sporti

Barcelona synon transferimin e talentit të Borussia Monchengladbach, Roma gjithashtu shumë e interesuar

10/14/2021 16:48
nga:Mergim Rreci

Barcelona, ​​Roma dhe Tottenham Hotspur besohet se janë pretendentët kryesorë për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Kontrata e tij me klubin e Bundesligës do të përfundojë në fund të sezonit, kështu që një lëvizje në janar duket e mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është favorite për nënshkrimin e tij tani, megjithëse mund të dëshirojë të presë deri në verë për ta marrë atë si agjent të lirë.

Ndërkohë, Tuttomercatoweb dhe Il Messaggero tregojnë Romën si pretendentët kryesorë, pasi negociatat tashmë janë në progres, me një propozim me vlerë 5-6 milionë euro plus bonuse për lëvizjen e janarit.

Ndërkohë, Tottenham Hotspur është gjithashtu i interesuar për reprezentuesin zviceran i cili mbush 25 vjeç muajin e ardhshëm.

Në pesë paraqitje në Bundesliga deri më tani këtë sezon, Zakaria ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.

Ai u transferua nga Young Boys në Borussia Monchengladbach për 12 milionë euro në 2017.

/GazetaBlic Sport/